'> Berisha-Ruçi, debate për krizën
Vendimi i grupit parlamentar socialist për të mos votuar asnjë ligj në seancat parlamentare, ka sjellë reagimin e kryeministrit Berisha, i cili nga foltorja e kuvendit, i ka kujtuar opozitës se po del jashtë misionit për të cilin është votuar, duke u bërë pengesë për proceset integruese të vendit. Pavarësisht kësaj, kryeministri u ka bërë thirrje deputeteve socialistë të bashkëpunojnë, madje duke propozuar vetë dhe ligje që kërkojnë 3 /5 e votave. Por socialistët i kanë kujtuar kryeministrit se po mban pushtetin me votat e vjedhura, arsye kjo që, sipas Gramoz Rucit, po pengon dhe kërkesën për transparencë te zgjedhjeve. Përkujtimi i 2 korrikut, ditës kur dhjetëra shqiptarë iu drejtuan ambasadave për t'u larguar drejt vendeve të Evropës, ka nxitur replikat pikërisht ne momentin kur Berisha i kërkoi parlamentit të mbështesë ndërtimin e një përmendoreje ne përkujtim te tyre.