'> Brukseli "harron" Shqipërinë
Belgjika merr zyrtarisht presidencën 6 mujore Te Bashkimit Evropian. Krahas rritjes ekonomike, respektimit te traktatit te Lisbonës, luftës kundër varfërisë dhe mbrojtjes se ambientit, nder prioritetet e presidencës belge është edhe procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne programin e publikuar ne faqen zyrtare te presidencës belge, ne kapitullin për marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor theksohet se prioritet do t'i kushtohet Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë, por ne asnjë rresht nuk përmendet specifikisht Shqipëria. "Bashkimi Evropian do te asistoje vendet e Ballkanit Perëndimor ne reformat e saj institucionale dhe do te mbështesë bashkëpunimin ndërshtetëror me to. Vëmendje e veçante do t'i kushtohet implementimit te marrëveshjeve te stabilizim asociimit me vendet partnere. Puna do te vijoje ne përmbylljen e kësaj marrëveshjeje me Bosnje-Hercegovinën dhe ratifikimin e implementimin e saj me Serbinë. Ne fokus do te jete edhe avancimi i procesit për liberalizimin e vizave," thuhet ne faqen zyrtare. Ne fund te këtij viti, qe përkon me mesin e presidencës belge, Shqipëria dhe Bosnja presin një përgjigje nga Parlamenti Evropian dhe këshilli për heqjen e vizave. Ndërkohë ekspertet vlerësojnë si mjaft te rëndësishme programin 18 mujor mes Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë, vende qe do te pasojnë presidencën, ne përmbushjen e këtyre prioriteteve, ne një kohe kur Belgjika është pa qeveri për shkak te problemeve te saj te brendshme.