'> Berisha: Serbia te njohe vendimin
Kryefjala e mbledhjes se qeverise ka qene çështja e Kosovës, pas vendimit qe gjykata ndërkombëtare e drejtësisë dha për ligjshmërinë e pavarësisë. Ne fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha i ka bere apel Beogradit zyrtar qe te njohe vendimin e gjykatës, vendim i cili ndikon ne stabilitetin ne rajon. Me tej Berisha është ndalur edhe ne angazhimin qe do te ndërmarrë qeveria shqiptare për te ndihmuar ne neutralizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Vendimi për ligjshmërinë e Kosovës, për kryeministrin do te ndikoje ne integrimin e Kosovës, por jo vetëm edhe te Ballkanit te strukturat euroatlantike.