'> Ndërkombëtaret: Te nise dialogu Prishtine-Beograd
Zyrtare te larte qe përfaqësojnë institucionet me te rëndësishme ndërkombëtare, pas vendimit te Gjykatës se Hagës e cila deklaroi se shpallja e pavarësisë nuk shkel ligjet ndërkombëtare, kërkojnë nga Kosova dhe Serbia nisjen e një dialogu për çështje teknike. Duke folur ne Bruksel pas vendimit te GJND-se, përfaqësuesja e larte për çështjet e jashtme Catherine Ashton, deklaroi se BE-ja do te ndihmoje ne mbajtjen e një dialogu mes dy vendeve fqinje. "Bashkimi Evropian mirëpret opinionin e gjykatës ndërkombëtare te drejtësisë. Ky opinion hap një faze te re. Fokusi tanimë është Bashkimi Evropian, si Kosova ashtu edhe Serbia kane një te ardhme evropiane dhe si rrjedhoje duhet qe te dyja shtetet te kenë marrëdhënie te mira politiko-ekonomike dhe dialog ndërshtetëror. Ne jemi te gatshëm qe te ndërmjetësojmë ne dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit," u shpreh Ashton. Ndërkaq, thirrje për nisjen e një serie negociatash e ka bere edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon. Sipas shefit te OKB-se ka ardhur koha qe shtetet te lënë mënjanë problemet dhe te shohin te ardhmen e tyre. Vendimi i Hagës u përshëndet një dite me pare edhe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës.