E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Besnik Mustafaj: Kosova, tani e qete

"Kosova është e qete tashme ne te ardhmen e saj si shtet i pavarur dhe nuk duhet ta përcjellë me eufori, por me përqendrim ne mirëqeverisjen e vendit verdiktin e thelle pro saj te Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë." Kështu shprehet ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, sipas te cilit, energjitë e autoriteteve kosovare nuk duhet te fiksohen me deshperimisht tek numri i njohjeve, apo anëtarësimi ne OKB. Por një strategji konkrete si përballje diplomatike efektive me serbet dhe partneret e tyre qe kundërshtojnë Kosovën shtet, është e domosdoshmëri sipas Mustafajt. Ai e përjashton mundësinë e një zgjidhjeje përmes shkëmbimit te territoreve serbe e kosovare, teze kjo qe i parapriu shpalljes se vendimit nga Haga. Qëndrimi i Tiranes zyrtare, ndaj çështjes se Kosovës, sipas atij qe udhëhoqi i pari diplomacinë shqiptare pas ardhjes se demokrateve ne pushtet, cilësohet serioz, korrekt, por ende i paplote, kur behet fjale për një bashkëpunim prioritar mes dy shteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›