E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Gjergji: Shpërthimi ne Gërdec, jo sabotazh

Rrezohet pretendimi i disa prej te pandehurve te akuzuar për tragjedinë e 15 marsit ne Gërdec, se shpërthimi ka ardhur si pasoje e ndonjë sabotazhi. Hysni Gjergji, ish drejtori i Shërbimit Informativ te Ushtrisë ka dëshmuar ne gjykate se gjate kohës qe ai ka qene ne këtë detyre nuk ka patur asnjë informacion për ndonjë plan sabotazhi, apo akti terrorist. "Në fund të vitit 2007 kam patur një vizitë zyrtare në Bruksel, së bashku me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Në këtë takim u këshilluam se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO mund të jetë objekt i sabotimit të kryer nga shtete të cilat nuk e duan këtë anëtarësim. Jemi përpjekur të mbledhim informacione, por nuk kemi patur rezultat. Ndërsa hetimet që kemi kryer për "Gërdecin" ia kemi paraqitur të gjitha Prokurorisë," u shpreh Gjergji. Gjithashtu Gjergji tha se demontimin e municioneve ne Gërdec e kishte mësuar gjate disa takimeve informale ne Shtabin e Përgjithshëm. Ai dëshmoi se nuk ka ditur asgjë rreth kompanisë qe merrej me demontimin, ndërsa mohoi qe MEICO t'i ketë kërkuar informacion për shoqërinë SAC . Ne listën e personave qe priteshin te dëshmonin para gjykatës ishte edhe Rrahman Selmanllari, i njohur si mik i ngushte i djalit te kryeministrit, Shkëlzen Berisha, i cili nuk u paraqit. 29 te pandehurit e procesit akuzohen qe nga "shpërdorim detyre" e deri ne "vrasje masive".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›