E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Cvetkoviç: Kosova nuk pengon integrimin

"Qëndrimi serb ndaj Kosovës nuk do te pengoje rrugën integruese te Serbisë drejt Bashkimi Evropian." Kështu është shprehur kryeministri serb, Mirko Cvetkoviç për mediet vendase, ndërsa shtoi se Beogradi zyrtar ka marre sinjale te qarta se BE nuk do te kushtëzojë marrjen e statusit te vendit kandidat për shkak te Kosovës. "Është e sigurt qe shtetet anëtare te BE-se do te udhëhiqen nga politika e tyre, por nëse flasim për BE-ne, politika e saj nuk është politike e kushtëzimeve. Kemi marre sinjale te pozitive se marrja e statusit te vendit kandidat do te vije ne fillim te vitit te ardhshëm," është shprehur ai. Ndërkohë Cvetkoviç ka deklaruar se Beogradi dëshiron te krijoje kushtet për te nisur një seri bisedimesh për çështjet teknike me Kosovën, duke shtuar se si ndërmjetës mund te jete një përfaqësues i Kombeve te Bashkuara për te cilin pala kosovare mban një qëndrim skeptik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›