E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> "E bukura mundi bishën"

Shtypi spanjoll ashtu si i gjithë vendi ka ngritur ne qiell skuadrën kombëtare për suksesin e pare ne një kampionat botëror: "Nga një campeones, ne tjetrën". Padyshim heroi i këtij triumfi është Andres Injesta, ndërkohë qe "Marca" nuk harron te theksoje: "Injesta na çon ne qiell, ëndrra behet realitet". Edhe "El Mundo Deportivo" ne titullin e saj luan me futbollistin e Barcelonës: "Injestazo i campeones". Por, nëse reagimi për këtë sukses është i natyrshëm, te gjitha mediet spanjolle nuk harrojnë te sulmojnë arbitrin anglez Hauard Web për lejimin e lojës se ashpër nga ana e holandezeve: "Van Bomel dhe De Jong duhet te dilnin qe ne pjesën e pare me te kuqe ne një skuadër e cila luajti mjaft ashpër". Ndërkohë, shtypi britanik i ka thurur elozhe formacionit spanjoll: "Fitorja e te bukures ndaj te keqes", "Nje nate turpi", është i mendimit "The Guardian" e cila thekson lojën e ashpër te holandezeve. "Afrika e Jugut, - është i mendimit "Daily Telegraf", - ishte fituesja e vërtetë e këtij botërori, pasi loja e lojtareve ne finale nuk impresionoi aspak". "Mosmirënjohje totale" luan me titullin e tij "Daily Mail", duke theksuar faktin se "holandezet dikur dhuronin një futboll total". "Drejtësia u vu ne vend, ne shtese përballë një Holande cinike". Ne te njëjtin mendim edhe "The Sun", "Nje Holandë e mbuluar me turp, por te paktën fitoi skuadra me e mire e botërorit".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›