'> Triumfojnë Forlan, Muller, Casillas

Sulmuesi uruguaian Diego Forlan është shpallur lojtari me i mire i kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010". Bomberi i skuadrës amerikano-jugore ka marre 23.4 te votave te gazetareve te akredituar ne botëror për çmimin "Golden Ball", duke kaluar holandezin Uesli Shnajder me 21.8 % dhe spanjollin David Vila me 16.9 % . Diego Forlan shënoi ne këtë botëror 5 gola me fanellën e Uruguait. Tomas Myller është shpallur lojtari i ri me i mire ne përfundim te kampionatit botëror. Futbollisti gjerman meritoi edhe këpucën e arte pavarësisht numrit te barabarte te golave se bashku me Diego Forlan, David Vija, Miroslav Klose e Uesli Shnajder. Sipas rregullave te FIFA-s, nëse kane një numër lojtaresh me gola te barabarte atëherë çmimi i jepet futbollisti qe ka dhënë me shume asiste për gola. Tomas Myller përveç 5 golave te shënuar dha edhe tre asiste kundrejt një te futbollisteve te tjerë. Kapiteni i Spanjës Iker Casillas u shpall portieri me i mire i turneut, duke merituar çmimin Lev Jashin nga ekspertet e FIFA. Përveç titullit te kampionit te botes, Spanja meritoi edhe çmimin "Fair Play" me 8 kartonë te verdhe ne 7 ndeshje nga te cilat 5 vetëm ne takimin final.