'> Spanja kampione e botes
Dy vjet pas suksesit ne Evrope, Spanja përsëri ne fronin e mbretëreshës, duke fituar për here te pare ne historinë e saj titullin kampion bote. Nje gol i Injestes 4 minuta nga përfundimi i kohës shtese vendosi edhe takimin final ne Johanesburg përballë tulipanëve te Holandës, një përballje për tu theksuar jo ne nivelin me te larte te lojës, ku faullet e shumta e prishen bukurinë e saj. Një fitore logjike e iberikëve te cilët kane mësuar te fitojnë dhe kjo ne futboll vlen shume përballë një skuadre e cila ne finalen e "Soccer Cityt" kishte zgjedhur te mos luante. 90 minuta pa shume emocion, me tension, shume faulle, kartonë te verdhe pa fund, 7-5 për Holandën deri ne daljen e Haitenges me te kuq duke sjelle si rrjedhoje pak futboll, pak raste, e aq me pak loje individuale. Për t'u theksuar rasti i arte i Roben, por i mbyllur nga një Kasijas ne superforme dhe ne kampin kundërshtar David Vija edhe ai i bllokuar nga Stekelenburg. Ne kohen shtese kur logjika te çonte ne pritjen e skuadrave për penalltitë, iberiket paten me shume kurajo ne kërkim te golit me Fabregas e Injesta. Dominimi i spanjolleve u rrit akoma me shume pas daljes me te kuqe ndërkohë qe ne minutën e 116 futbollisti i Barcelonës Injesta shkroi emrin e tij me germa te arte duke i dhuruar titullin e pare botëror skuadrës se tij. Për holandezet një tjetër shans i humbur pas dështimit ne 1974 dhe 1978.