E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Kryebashkiaku: Gërdecin e donim park sportiv

"Bashkia e Vorës nuk kishte asnjë dijeni për aktivitetin qe zhvillohej ne ish fabrikën e demontimit ne Gërdec." Kjo është dëshmuar ne seancën e radhës për tragjedinë e 15 marsit 2008, nga kryetari i Bashkise se Vorës Fiqiri Ismaili. Kreu i bashkise se Vorës tha se megjithëse kjo zone ishte nen juridiksionin e bashkise, kjo e fundit nuk kishte asnjë kompetence te merrte informacione se çfarë ndodhte aty, pasi ajo ishte prone e Ministrisë se Mbrojtjes. "Një vit para shpërthimit, i kemi nisur një shkresë Ministrisë së Mbrojtjes, për ta kthyer repartin e Gërdecit në terren sportiv. Nga kjo e fundit, na u kthye përgjigje, se tani për tani, kjo gjë nuk mund të ndodhte, ndoshta më vonë mund të shihej si propozim," tha Ismailaj ne sallën e gjyqit. Kreu i Bashksië së Vorës vuri në dukje se 4 mije subjektet dhe familjaret e dëmtuar nga ngjarja e rëndë janë dëmshpërblyer ne një vlere prej 25 milionë eurosh me një fond qe u dha me vendim të Këshillit të Ministrave. Ismaili ishte i vetmi nga 11 dëshmitarët e thirrur nga prokuroria për t'u marre ne pyetje për tragjedinë e Gërdecit. Ne listën e personave qe duhet te dëshmonin ishte edhe Rrahman Selmanllari, i njohur si mik i ngushte i djalit te kryeministrit i cili refuzoi për te dytën here paraqitjen ne gjykate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›