'> Gratë ende larg politikes

Jo me larg se një vit para zgjedhjeve vendore, përfaqësimi i grave ne politike le ende për te dëshiruar. Ky është një nder përfundimet e nxjerra nga studimi mbi situatën e grave lider ne nivel lokal, i kryer nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike. Sipas këtij raporti, edhe pse Kodi Zgjedhor dhe ligji për barazinë gjinore ka përcaktuar pjesëmarrjen e grave ne politike ne kuotën e 30 përqindëshit, kjo e fundit nuk përmbushet ne strukturat vendore, e aq me pak ne ato qendrore. E duket se mentaliteti por edhe lufta e ashpër politike e cila sjell tërheqjen e grave, janë faktorët kryesore te vështirësive qe has aplikimi i pjesëmarrjes sipas Kodit Zgjedhor.