'> PD rikthen ligjin e pronave

Demokratet rikthejnë ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, i cili pak muaj me pare ishte rrezuar nga Gjykata Kushtetuese. Amendamentet këtë here nuk vijnë nga qeveria, por mbajnë firmën e deputetit Enkelejd Alibeaj. Por opozita mendon se ky draft nuk është i ndryshëm ne thelb nga i pari dhe është njësoj anti-kushtetues. Gjykata Kushtetuese kishte shfuqizuar dispozitën qe i njihte te drejtën drejtorit te përgjithshëm te AKPP për te shqyrtuar me nismën e vet vendime te dhëna nga Zyrat rajonale ne rrethe. Edhe ne amendamentin e deputetit Alibeaj, serish drejtori i AKPP shqyrton ankimimet, por këtë here pasi ish pronari te paraqesë prova shkresore apo te dhëna te panjohura me pare. Socialistet u shprehen se edhe ky draft do te dërgohet ne Gjykatën Kushtetuese, pasi prek te drejtën e personit dhe anashkalon sistemin e drejtësisë. Por anëtarët e opozitës ne komision, hedhin dyshime se mazhoranca do te provoje te beje aktiv këtë ligj, pasi Gjykata Kushtetuese ka ndërruar 2 anëtarë javët e fundit, çka mund te ndikoje ne vendimmarrjen e saj.