E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Shtyrja e gjyqeve, kërkohen ndryshime në kod

Shtyrja e gjyqeve, është kthyer në një fenomen tejet shqetësues në gjykata. Veç faktit që shumë të akuzuar për krime të rënda rrezikojnë lirimin, zgjatja në kohë e një procesi, prodhon një kosto të lartë financiare. Juristet mendojnë se për t'i dhënë fund fenomenit duhet ripare legjislacioni duke ndryshuar disa nene ne kodin e procedurës penale. Fenomeni shqetësues vihet re kryesisht në gjyqet me shumë të pandehur, siç është rasti i procesit për tragjedinë e Gërdecit, ai për bandën e Durrësit, te Lushnjes apo grupeve te tjera kriminale. Në shumicën e rasteve, nuk bëhet fjalë për mungesa të arsyeshme të avokatëve, por një strategji që ata ndjekin për të përfunduar procesin në favor të klientëve të tyre. Zvarritjet në jo pak raste kane përfunduar me lirimin e të akuzuarve, ose nxjerrjen e tyre në masën e sigurisë arrest shtëpie. Kur bëhet fjalë për kontingjent të rrezikshëm, gjykata urdhëron ruajtjen me forca policore. Por zgjatja e proceseve gjyqësore, rëndon mjaft në buxhetin e gjykatave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›