'> Borchardt: Zgjidhni krizën
Ambasadori gjerman Bochardt i ka bere serish thirrje politikes shqiptare te gjeje gjuhen e dialogut për te tejkaluar krizën, ne mënyrë qe te mos vihet ne rrezik procesi i integrimit dhe liberalizimi i vizave. Nga Gjirokastra diplomati gjerman tha se Shqipëria nuk ka përmbushur ende te gjitha kushtet për te përfituar lëvizjen e lire. Nder to Borchardt theksoi riintegrimin e te kthyerve nga emigracioni, luftën kundër krimit te organizuar si dhe korrupsionit. Sipas ambasadorit gjerman ndërkombëtaret mirëpresin bashkëpunimin e palëve, pasi është përgjegjësi e te dy forcave politike zgjidhja e kësaj situate.