'> Reforma financiare në Gjermani e Britani
Pas miratimit te planit për rimëkëmbjen e ekonomive dhe stabilizimin e euros nga ministrat e financave te Bashkimit Europian, dy prej shteteve me te fuqishme Gjermania dhe Britania e Madhe kane ndërmarrë hapat e para. Qeveria gjermane planifikon për vitin e ardhshëm marrjen e një borxhi te ri prej 57,5 miliardë eurosh. Ky hap ndërmerret ne mënyrë qe te respektohet me përpikmëri standardi për pakësimin e deficitit buxhetor. Qeveria gjermane synon te ule borxhin shtetëror ne 24.1 miliardë euro deri ne vitin 2014. Reforma financiare ka filluar edhe ne Britaninë e Madhe, një prej vendeve me te prekura nga kriza ekonomike. Ministria e financave udhëzoi ministritë e tjera qe t'i reduktojnë buxhetet deri ne 40 për qind. Te përjashtuara janë vetëm ministritë e mbrojtjes, arsimit dhe shëndetësisë, te cilët nuk janë pjese e këtij plani. Ndërkaq sindikatat ne Britani kane paralajmëruar greva masive ne rast se qeveria do te vere ne jete planet e saj.