E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Studimi: Zhurmat ne Tirane mjaft shqetësuese

Me shume se gjysma e banoreve te Tiranes vuajnë pasojat shëndetësore nga zhurmat. Sipas një studimi te kryer nga Instituti i Shëndetit Publik rezulton se 52% e popullatës se kryeqytetit kane çrregullime te theksuara te gjumit, ankth dhe përdorim te shpeshte te ilaçeve kundër stresit. Edhe pse prej dy vjetësh Shqipëria ka një ligj qe ndalon ndotjen akustike, ai është i pazbatueshëm. Gjate ditës, ne Tirane, por edhe ne qytete te tjera mbizotërojnë zhurmat e trafikut ndërsa natën zhurmat e lokaleve dhe bareve te cilat tejkalojnë disa here normat e lejuara. Sipas specialisteve pas orës 23:00 te mbrëmjes, zhurmat e krijuara nga lokalet e natës nuk duhet te jete me shume se 35 decibel, ndërsa lokalet e hapura nuk duhet te ekzistojnë. Pas shume ankesave te qytetareve te Tiranes dhe kryesisht banoreve te bllokut, policia bashkiake dhe ajo e rendit kane nisur aksionin për mbylljen e te gjitha lokaleve te natës pas orës 23:00.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›