'> Tirana, akti i dyte ne UEFA

Tirana do te luaje sonte ne mbrëmje ne Holande takimin e pare te vlefshëm për raundin e dyte kualifikues ne kupën UEFA Evropa League kundër vendasve te Utreht. Skuadra nga kryeqyteti vjen pas një kualifikimi impresionues ne raundin e pare ndaj hungarezeve te Zalaegerzeeg. Megjithatë bardheblute janë te vetëdijshëm se Utreht është një skuadër me e vështirë qe vjen nga një shkolle e madhe e futbollit botëror. Për këtë arsye tekniku Starova pritet te hedhe ne fushe një formacion tërësisht mbrojtës me Liken ne porte dhe 5 mbrojtës te rreshtuar përpara tij: Sina Pashaj Ahmataj Metani dhe Lila. Ne mesfushe do te jene Karabeci dhe Lilaj dhe pak me te avancuar Hajdari e plaku me një sulmues te vetëm, kroatin Pero Pejic. Kjo është hera e tete qe Tirana kalon një tur ne kupat evropiane, i pari ne '87 me Dinamon e Bukureshtit dhe i fundit tre vite me pare ndaj kroateve te Varteks Varazhdin. Takimi do te zhvillohet ne orën 20 ne stadiumin Galgenward te Utrehtit dhe do te transmetohet drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht ne paketën "Tring", kanali "Tring Sport".