'> Olimpiakos përballë Besës

Olimpiakos do ta luaje sot ne "Qemal Stafa" ne orën 20-30 përballë Besës pa tre lojtare te formacionit baze dhe mjaft te rëndësishëm, siç janë mbrojtësit Avram Papadhopulos, Olaf Melberg dhe sulmuesi Mat Derbishajer. Nga 7 blerjet e fundit Evald Lienen do te fusë ne fushe qe nga minuta e pare tre lojtare, por jo Denis Romedal. Behet fjale për gjermanin Holebas ne te majte te mbrojtjes, Modesto ne qendër te prapavijës dhe Miralas ne te majte te mesfushës. Qe nga minuta e pare edhe te njohurit Raul Bravo, Mareska e braziliani Drogo. Kjo është hera e dyte ne historinë e saj qe Olimpiakos vjen ne Shqipëri. Perpara 20 vjetësh skuadra greke mundte flamurtarin ne te dy takimet. Takimi ikthimit i vlefshëm për raundin e dyte kualifikues te UEFA Evropa League do te zhvillohet pas një jave.