'> Reagime 1 jave para vendimit te Hagës
Pas njoftimit te Hagës se do te japë një vendim rreth ligjshmërisë se pavarësisë se Kosovës me 22 korrik, kane ardhur reagimet e palës kosovare dhe asaj serbe. Deklaratës se presidentit Sejdiu se Kosova pret një vendim pozitiv nga Haga iu shtua edhe ajo e ministrit te jashtëm Hyseni, sipas te cilit, me 22 korrik do te rikonfirmohet edhe një here ligjshmëria e pavarësisë se Kosovës. Por ne përgjigje te këtij optimizmi te palës kosovare, ka ardhur reagimi i ashpër i ministrit te jashtëm serb Vuk Jeremic, sipas te cilit, ndryshe nga sa pretendon Kosova, vendimi do te jete një goditje për ta. "Ne duhet te qëndrojmë te bashkuar dhe te vijojmë normalisht ne rrugën tone qe është lufta diplomatike paqësore, arma kryesore e se cilës është ligji. Ne synojmë te ruajmë integritetin tone territorial dhe te arrijmë një marrëveshje për te ardhmen e Kosovës dhe Mitrovicës," tha Jeremic. Vendimi i Hagës do te jete një goditje për palën kosovare. Ne dhjetor te vitit 2009, ne një seri seancash dëgjimore, 31 shtete, përfshi këtu Kosovën dhe Serbine, kane dhënë argumentet e tyre pro dhe kundër pavarësisë. Haga nisi shqyrtimin e ligjshmërisë se pavarësisë se Kosovës me kërkesë te Serbisë.