'> KE masa për kompanitë e naftës
Ndërsa kompania "British Petrolium" po vijon përpjekjet për vendosjen e një kapaku ne tubacionin e naftës, e cila vijon derdhjet prej gati tre muajsh ne Gjirin e Meksikës, kane filluar edhe sanksionet e para ndaj këtyre kompanive. Gjate një takimi ne Bruksel te ministrave te Mjedisit dhe Energjisë, u ra dakord qe kjo katastrofe natyre, qe vlerësohet si nga me te rëndat ne shekullin e fundit te mos kaloje pa një analize te thelle. Vendimi i pare qe mori Komisioni Evropian është ndalimi për dhëniet e lejeve, deri ne zbardhjen e ndarjes ne Gjirin e Meksikës. "Ajo qe po ndodh ne Gjirin e Meksikës nuk është katastrofa me e madhe. Me keq se kjo është fakti se ne jemi tepër te avashte për tu përballur me pasojat e kësaj katastrofe. Ndaj dhe ne duhet te sigurohemi me pare se jemi ne gjendje t'u bëjmë balle pasojave," tha Janez Potocnik, komisioner për mjedisin. "Komisioni duhet te sigurohet me pare qe kompanitë do te marrin mbi vete përgjegjësitë. Takimet tona për këtë çështje nuk do te ndalen këtu, por do te vijojnë edhe ne nivele kombëtare me vete përfaqësuesit e kompanive," u shpreh Gunther Oettinger, komisioner për energjinë. Derdhja e naftës vlerësohet si një nga katastrofat me te mëdha qe ka shkaktuar dëme te paimagjinueshme ne Gjirin e Meksikës.