'> Brukseli: Kriza te zgjidhet deri ne nëntor
Shqipëria ka kohe vetëm deri ne nëntor, kur shqyrtohet opinioni për statusin e kandidatit ne BE, qe t'i japë fund krizës politike. Diplomati i Belgjikës, kryesueses se radhës te unionit, përgjegjës për Shqipërinë, mbërriti nga Bullgaria vendi ku është rezident, për te paraqitur prioritetet e presidencës belge dhe apelin për krizën e zgjatur politike te vendit tone. I pyetur mbi tezen qe po qarkullon momentalisht për një pezullim dhjetëvjeçar te zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor pas anëtarësimit te Kroacisë, ambasadori Belg Mishelis deklaroi se tashme zyrtare është vetëm deklarata e Samitit te Sarajevës, ne te cilën inkurajohen vendet e rajonit tone ne rrugën drejt BE-se, ecuri kjo qe do te bazohet ne meritat individuale te secilit shtet. Por Mishelis pranoi ekzistencën e skeptizimit te disa vendeve anëtare, çka sipas tij Shqipëria duhet ta marre si sfide, për te mos ulur ritmin e reformave. Lidhur me procesin e liberalizimit te vizave, Marc Mikielis deklaroi se ai është një proces teknik dhe se ekspertet e mbërritur ne Tirane do te verifikojnë përmbushjen e tre kushteve te mbetura. Presidenca belge paraqiti prioritet e saj 6 mujore dhe ne krye te listës prej 5 komponentësh ishte tejkalimi i krizës ekonomike, dhe e fundit por sipas ambasadorit Mishelis, jo për nga rëndësia, është zgjerimi. Ashtu si ne presidencën spanjolle, prioritet mbetet përfundimi i negociatave te anëtarësimit me Kroacinë dhe fillimi i tyre me Maqedoninë dhe Islandën. Inkurajohet me tej Turqia për përmbushjen e kriterit politik. Ne finale përmenden dhe vendet e Ballkanit Perëndimor te cilat nxiten te përmbushin kushtet për te përfituar afrimin me BE.