E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> LSI: Realizuam premtimet

Ne fund te muajit korrik qeveria pritet te miratoje ligjin për moshën e trete. Ky ka qene dhe njeri prej premtimeve elektorale te Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili, sipas nënkryetares Filloreta Kodra, do te përmbushet shume shpejt. Ne fund te një viti bashkëqeverisjeje me demokratet, LSI thotë se janë realizuar disa pika te programit elektoral për çështjet sociale. Zonja Kodra përmend këtu miratimin e ligjit për fëmijët, pjesëmarrjen e grave ne politike, përkrahjen ne iniciativat e biznesit, por edhe rritjen e pensioneve ne fshat e qytet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›