E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Mazhoranca kunder Muçmates

Ashtu siç kish paralajmëruar mazhoranca ka rrezuar kandidaturën e presidentit për ne gjykatën e larte, Prokurorin Vexhi Mucmata. Ne relacionin e miratuar nga komisioni i ligjeve, demokratet e motivuan mos dhënien e pëlqimit për Muçmaten me angazhimin e tij si hetues ne gjyqe politike para vitit 1990. Ne mungese te opozitës ne komision, për shkak se e kishin konsideruar këtë proces një farse, demokratet nuk u zgjaten te japin argumente kundër kandidaturës se Muçmates. Por shqyrtimi i emrit te Vexhi Muçmates, ashtu si edhe ne votimin e Sokol Çomos, përçau serish qëndrimin e aleateve ne qeverisje PD e LSI. Kandidaturat Bici dhe Çomo, evidentoi ndarjen ne qëndrime brenda mazhorances mes PD dhe LSI. Votimi ne parlament për Muçmaten do te kryhet te enjten, por duket se pas kësaj presidenti duhet te përzgjedhë 2 kandidatura te tjera për t'ia paraqitur kuvendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›