E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Plagosen tre police në Hamallaj

Tre police janë plagosur gjate një përleshjeje me banore të fshatit Hamallaj në Durrës, ndërsa këta te fundit kishin bllokuar rrugën për te penguar shembjen e ndërtimeve pa leje. Gjate përplasjes fizike mësohet se ka mbetur i plagosur edhe një 50 vjeçar i cili po mjekohet ne spitalin e Durrësit. Kreu i inspektoratit ndërtimor Gjergji Bojaxhi dhe inspektoret mbërritën ne mëngjes ne Hamallaj për aksionin e parashikuar, ne vijim te operacionit për pastrimin e bregdetit. Por, ndërtimoret nuk u lejuan nga banoret. Ne këto kushte forcat e rendit ndërhynë për te hapur rrugën, por gjithçka përfundoi me përleshje. Sipas drejtorisë se policisë se Durrësit banoret goditen me sende te forta forcat e rendit. Për pasoje tre prej tyre morën plage, por tashme janë jashtë rrezikut për jetën, madje pas ndihmës mjekësore janë larguar nga spitali. Ne segmentin Hamallaj-Hidrovor është parashikuar te shemben rreth 480 objekte pa leje sidomos ne afërsi te plazhit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›