'> Daily Mail: Blair turperon Britanine per imazhin e Taçit
Vizita e zonjës Cherie Blair ne Shqipëri nuk ka kaluar pa vëmendjen e medieve ndërkombëtare. Gazeta prestigjioze "Daily Mail" i ka kushtuar tre komente, natyra e te cilave kuptohet qe tek titujt: "Si çifti Blair turpëron Britaninë"; "Çarteri i Cherit ekskursion ne strofullin e miliarderit" dhe me nëntituj: "milioneri i dyshuar për sulm, akuzohet se ka paguar 167 mije paund për te sjelle zonjën Blair ne Shqipëri", shume kjo qe arrin ne mbi 320 milionë leke shqiptare, apo "Si mundet Cherie te nderoje personin qe me goditi mua, pyet gazetari hero," duke iu referuar gazetarit Mero Baze. Ne artikullin e pare, ndërsa kritikohet për vizitën ne Libi e takimin me Gadafin e zëdhënësin e tij te përfshirë edhe ne ngjarjen e lokerbis, turp për zonjën Blair cilësohet edhe vizita e saj me një avion privat ne Shqipëri, si e ftuara e milionerit Rezart Taçi, qe përballet me akuzat e rrahjes se një gazetari pasi ka denoncuar një afere korruptive. "Si për ironi te fatit, - shkruan gazeta "Daily Mail", - zonja Blair mori pjese ne ceremoninë e inaugurimit te një televizioni ne zotërim te Taçit dhe e uroi atë për nivelin e lirisë se medies". Ne artikullin e dyte, zonja Balir akuzohet se "ka përfituar nga multimilioneri i naftës Rezart Taçi për vizitën e saj me pese yje ne Tirane," - shkruan Daily Mail, një shume prej rreth 320 milionë lekesh shqiptare. Sipas gazetës prestigjioze, fakti qe zonja Blair, me profesion gjyqtare, nuk e ka përmendur fare faktin qe zoti Taçi rrezikonte tre vjet burg nëse shpallej fajtor për rrahjen e gazetarit Baze, i vërteton zërat qe pohojnë një gjë te tille. Ne këtë shkrim thuhet gjithashtu se arsyeja pse biznesmeni Taçi duhet te shpenzonte një shume kaq te madhe për te sjelle zonje Blair ne Shqipëri është për shkak se dëshiron te përmirësoje imazhin, qe kohet e fundit, si pasoje e ngjarjeve te sipërpërmendura i është rrënuar. Nderka shkrimi i trete dhe i fundit, jo për nga rëndësia, thekson se ndërsa Cherie Blair fliste për lirinë e medies, teksa ndodhej ne inaugurimin e televizionit te biznesmenit, njëkohësisht mik i ngushte me kryeministrin Berisha, ne anën tjetër, shkruan prestigjiozja Daily Mail, gazeta Tema e gazetarit te rrahur nga vete biznesmeni është mbyllur. Me tej, e përditshmja britanike thekson se zoti Baze është rrahur ne një lokal nga dy truprojat e biznesmenit Taçi pas akuzave ne emisionin Faktor Plus, te transmetuar ne Vizion Plus, për evazion fiskal.