'> Rama: Buxheti te rishikohet, përkeqëson krizën
Opozita bën thirrje për rishikim te buxhetit me përfshirjen e vërejtjeve te saj, duke paralajmëruar ne te kundërt një thellim te krizës ekonomike. Një dite pas votimit ne parim te ligjit për ndryshimet ne buxhet nga mazhoranca, kryesocialisti Edi Rama tha se shkak i kësaj situate te rende janë shpenzimet e shfrenuara elektorale dhe monopolet ne duart familjareve te qeverise. Shefi i opozitës tha se te majtët kane gati një skeme te re për sistemin shëndetësor dhe zgjidhjen për dëmshpërblimin e ish te përndjekurve politike. Rama e konsideroi mashtrim deklarimin e qeverise se janë siguruar 3,2 miliard euro kredi për investime. Por kreu i selisë roze apeloi se përpjekja e demokrateve për te miratuar ligjin e shërbimit informativ pa marre parasysh shqetësimet e NATO-s, është një lajm edhe me i rende se kriza ekonomike. Ne kalendarin e kuvendit te datës 22 korrik është përfshirë për miratim edhe ligji organik i SHISH, megjithëse burime nga mazhoranca ne komisionin e sigurisë mohojnë qe ky draft do te votohet.