E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Shërbim hemodialize për fëmijët

Fëmijët e sëmurë nga veshkat dhe qe kane nevoje për dialize nuk do te detyrohen te shkojnë ne spitalet jashtë vendit për ti shpëtuar rrezikut për jetën. Ky shërbim për here te pare ofrohet edhe ne qendrën spitalore Nene Tereza. Pranë spitalit pediatrik do te funksionoje pavijoni i nefro-pediatrisë dhe dializës. Mbi 100 mendohet te jete numri i fëmijëve ne Shqipëri qe kane nevoje për dialize. Deri tani institucionet shëndetësore nuk kane shifra te sakta te semundshmerise dhe as vdekshmërisë se fëmijëve qe kane nevoje për këtë shërbim. Ne shërbimin e nefro-pediatrisë do te punojnë 7 aparatura hemodialize. Qëndrimi i fëmijëve do te jete ditor ndërsa ata qe kane nevoje për trajtim te vazhdueshëm do te shtrohen ne pavijon.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›