E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Larry King thotë "Mjaft!"

Prezantuesi veteran televiziv Larry King ka lajmëruar se do t'i japë fund programin te tij te përnatshëm ne 'CNN' këtë vjeshte. Gjate 25 viteve pune, i famshmi Larry King ka zhvilluar me shume se 40 mije intervista gjate karrierës se tij. Madje emisioni "Larry King live" hyri ne librin e rekordeve Gines si show me jetëgjatë, me prezantues te pandryshuar dhe me orar te pandryshuar. Lajmin vjen ne kohen kur popullariteti i emisionit kishte pësuar rënie. 76-vjeçari King u shpreh se tashme do te kaloje me shume kohe me familjen. Megjithe tërheqjen nga emisioni ne famshmen programore me te shikuar te mbrëmjes, King ka pohuar se do te vazhdoje te jete pjese e familjes se madhe te 'CNN'. Gjate karrierës se tij, prezantuesi i mirënjohur nga intervistat me çdo president amerikan qe prej Xherald Fordit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›