'> Zvicra pro integrimit te Shqipërisë
Edhe pse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, Zvicra mbështet perspektivën e Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE. Ambasadorja e Zvicrës e ne Tirane i ka përcjellë këtë mesazh zv/kryeministrit Ilir Meta, ndërsa ka dhënë mbështetjen ne veçanti për zhvillimin ekonomik. "Ne mbështesim integrimin e vendit tuaj ne Bashkimin Evropian, pavarësisht se ne nuk jemi pjesë e kësaj familjeje. Për këtë është e rëndësishme konsolidimi i sistemit demokratik dhe zhvillimit ekonomik. Ju duhet të bëni progres në të gjitha fushat, por nuk është e lehtë për transformimin e mëtejshëm," u shpreh Yvana Enzler, ambasadore e Zvicrës ne Shqipëri. Zyra e Bashkëpunimit zviceran në Shqipëri e krijuar prej disa kohësh ka ndihmuar vendin tonë në thithjen e investimeve zvicerane në fusha të ndryshme, por edhe në politikat sociale siç ishte integrimi i komunitetit rom.