'> Tifozet pikante te Afrika 2010
Me ndezjen e atmosferës ne fushe, temperaturat janë rritur edhe ne shkallet e stadiumeve te Botërorit "Afrika e Jugut 2010". Ne internet kane filluar tashme votimet për tifozet me pikante dhe me simpatike te këtij botërori. Ashtu siç ndodh çdo katër vjet, prania e seksit femër ne shkallet e stadiumeve, ka tërhequr vëmendjen e fotografeve, qe kane fiksuar pamje te veçanta, duke servirur një miks ngjyrash, racash dhe pamjesh. Aktualisht, mes tifozeve me te votuara janë ato te skuadrave te kualifikuara tashme ne çerekfinale. Vendin e pare si gjithmonë e mban Brazili, por këtë here suksesi i amerikano-latineve ne fushe, është pasqyruar edhe ne shkallet e stadiumit, me një konkurrence te forte mes vajzave argjentinase dhe atyre nga Paraguai e Kili. Nuk mbeten mbrapa edhe evropianet, ku si me e vlerësuara është një bionde, mbështetëse e Anglisë, qe tashme është kthyer ne shtëpi, por edhe nje vikinge nga Danimarka. Te veçanta si gjithmonë ne lukun e tyre afrikanet vendase, por edhe aziatiket. Gara mes tifozeve femra ka filluar, votuesit do te përcaktojnë edhe mbretëreshën mes tyre, ne fund te këtij Botërori.