-Deklarate e Zedhenesit te Kryeministrit- Kryeministri, pershendet marreveshjen e arritur sot ne mbremje midis Partise Socialiste dhe Partise Demokratike per reformen zgjedhore, kodin elektoral si
-Deklarate e Zedhenesit te Kryeministrit-
Kryeministri, pershendet marreveshjen e arritur sot ne mbremje midis Partise Socialiste dhe Partise Demokratike per reformen zgjedhore, kodin elektoral si dhe ndarjen e zonave zgjedhore.
Gjithashtu, Kryeministri, pershendet dhe vlereson ne menyre te vecante rolin shume te rendesishem te prezences se OSBE-se, si dhe te perfaqesise se Komisionit te Bashkimit Europian qe ndihmuan per arritjen me sukses te kesaj marreveshje.
Kryeministri thekson me kete rast se ky eshte nje hap i rendesishem dhe inkurajues per arritjen e standarteve nderkombetare dhe demokratike per zgjedhjet,per te cilat ka shprehur vullnetin e plote ne kete drejtim, njekohesisht dhe ne pergatitjen e nje procesi zgjedhor ne nje klime konsensuale nga faktoret politike ne vend.