E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgard Cani: Seria A – gjithçka e ëndërruar bëhet realitet

Nga Italia, Kel Naraci
Tashme ka disa muaj qe njeri prej talenteve me te rinj shqiptar, Edgard Cani, ka kaluar ne radhet e Palermos, skuader qe luan ne Kampionatin italian te Serie A. Ne nje bisede te posacme per albaniasoccer.com, shtatelarti shqiptar flet ne menyre te detajuar per aventuren e tij tek Palermoja, ofertat e marra per paraqitjen me skuadren U-21 kuqezi si edhe per situaten qe eshte krijuar pas pezullimit te Shqiperise nga ana e FIFA-s dhe UEFA-s.
Albaniasoccer - Cfare mund te na thoni per eksperiencen qe po kalon me ekipin e Palermos?
Edgard Cani - Qesh! Eshte me te vertet nje enderr qe po behet realitet. Ketu cdo gje eshte perfekte. Nga detaji me i vogel deri tek me i rendesishmi.
Albaniasoccer - Fakti qe po stervitesh rregullisht me ekipin e pare eshte nje plus i madh per ty. Sa ndikon ne motivim?
Edgard Cani - Normalisht! Te besh stervitje me lojtar te tille si: Amauri, Mikoli, Kavani ose me kampionet e botes, Xakardo dhe Barxalji eshte nje mrekulli per nje lojtar te ri si une. Thjesht, te shikosh se si kryejne stervitje ata eshte nje mesim pa fjale, e jo me te bisedosh me ta e te marresh mendime, sugjerime e shume here keshilla, qe me ndihmojne shume
Albaniasoccer - Po debutimi ne Serine A kur mendon se mund te vije?
Edgard Cani - Kjo do ishte qershija mbi torte
Albaniasoccer - "Piano, piano va lontano", thoshte Sandrio Ciotti!
Edgard Cani – Qesh. E forte kjo shprehje. I shkon shume per shtat momentit dhe sic e thashe edhe me siper vetem fakti qe po stervitem rregullisht me kampiona te tille per mua eshte nje arritje e ashtezakonshme. Normalisht qe edhe une e pres me padurim ate dite por per momentin jam mese i kenaqur me kaq. Pastaj ketu behet fjale per Serine A dhe jo per C.
Albaniasoccer- Praktikisht, ne Serine C ka me teper hapesira?
Edgard Cani - Natyrisht. Ne kategorite e uleta lojtaret e rinj kane me shume hapesira. Sa me teper te ngjitesh ne kategori aq me teper lojtar te mire dhe me eksperince gjen dhe natyrisht hapesirat per lojtaret e rinje jane te vogla.
Albaniasoccer - Sa e madhe eshte diferenca midis dy Ligave, C1 dhe A?
Edgard Cani - Jashtezakonisht e madhe. Tek Palermo edhe gjeja me e vogel ka rendesine e vet dhe ndiqet me kujdes nga pjesetaret e ekipit. Cdo gje shikohet me lupe. Cdo levizje, cdo pasim, cdo goditje, gjithcka. Ne kategorite me te uleta nuk ka aq shume sy qe te ndjekin dhe padiskutim qe ka edhe faza toleruese, per ndonje gabim ose ndonje pa te tepruar ose veprim te gabuar
Albaniasoccer - A jeni i informuar per pezullimin e Shqiperise nga aktivitet nderkombetare?
Edgard Cani - Po! E kam marre vesht dhe me vjen shume keq. Shpresoj qe cdo gje te zgjidhet ne te miren e futbollit.

Albaniasoccer - Ky pezullim ne nje fare menyre prek pak edhe Juve, duke pare qe ishit thirrur nga trajneri Artan Bushati per ndeshjen e shpresave kunder Greqise.
Edgard Cani - Po eshte e vertet qe kam marre ftese nga z.Bushati per ate takim, i cili ishte planifikuar te luhej muajin e kaluar.
Albaniasoccer - Meqe heren e pare, fteses se trajnerit iu pergjigjet negativisht, cila ishte zgjidhja e juaj kete rradhe?
Edgard Cani - Sic jua kam shpjeguar edhe biseden e kaluar ftesa erdhi ne nje moment delikat te karrieres time dhe e kisha te pamundur te udhetoja per ne Shqiperi. Kete radhe nuk pata mundesi te kontaktoja drejtuesit e federates shqiptare sepse erdhi pezullimi.
Albaniasoccer - Nese nuk do te kishte pezullim?
Edgard Cani - Deshira ime eshte e madhe te luaj per ngjyrat e kombit tim por une duhet me pare te konsultohem me drejtuesit e Palermos. Per kete problem, duke patur parasysh si rrodhen ngjarrjet une nuk u prononcova ne nje bisede me ta sepse ishte e panevojshme. Te shohim ne te ardhmen. Kryesorja eshte qe Shqiperise ti hiqet pezullimi sa me shpejt.
Albaniasoccer - Ju falenderojme per kohen qe na kushtuat dhe ju urojme nje debutim sa me te shpejt ne Serine A dhe me fanellen kuqezi te Shqiperise.
Edgard Cani - Eshte kenaqesi te flas me ju dhe faleminderit per urimet.
Burimi: www.albaniasoccer.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›