“Pekin 2008”. Protesta në Francë

Banderolat për respektimin e të drejtave të njeriut do të vendoset të hënën ardhshme në Bashkinë e Parisit me rastin e kalimit të flakës olimpike. Kryetari i Bashkisë, Bertrand Delanoe saktësoi se banderola do të ketë këtë mesazh: "Parisi mbron të drejtat e njeriut kudo në botë". Shoqata "Reporterë pa kufi" lajmëroi se do të organizonte protesta në cdo qytet që do të mbërrijë flaka. Parisi do ta presë flakën ditën e hënë në Kullën Eifel.
Smogu "dënon" maratonën
Smogu u Pekinit mund të jetë një kërcënim për atletët e maratonës dhe ciklizmit në rrugë. Ky është edhe përfundimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Komisioni i koordinimit të Komitetit,pas vizitës së tij të fundit, nuk e përjashtoi përjashtimit të kësaj gare nga aktiviteti. Sportet e tjera nuk janë të rrezikuara.
Për herë të pestë
Mark Foster, kampioni britanik i notit, edhe pse është 38 vjec, u kualifikua për të pestën herë në Lojërat Olimpike. Foster nuk u kualifikua për "Athinë 2004" dhe u tërhoq nga garat në vitin 2006, por u kthye sërish në vitin 2007. Edhe pse ka marrë pjesë në katër Olimpiada, ai nuk ka arritur kurrë të ngjitet në podiumin olimpik. Ndoshta në lojërat kineze mund të fitojë medaljen e parë të tij olimpike.