E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perjashtohen 6 lojtare te Ilirise

KOMISIONI I DISIPLINES
I mbajtur ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines te FSHF-se per shqyrtimin e problemeve disiplinore te konstatuara
ne ndeshjet e Kategorive per Kampionatin Kombetar.
Komisioni pasi degjoi relatimin e Sektorit te Garave, shqyrtoi dokumentacionin dhe si I diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim
V e n d o s i
1. Lojtaret e KF Iliria:
* Lucian Shkembi
* Indrit Gjokeja
* Afrim Deliu
* Indrit Ujka
* Adnand Balliu
* Sokol Selaci

per goditje me grusht te arbitrit ne baze te nenit 26/3 pezullohen 1 (nje) vit nga te gjitha aktivitetet futbollistike dhe gjobiten me nga 200.000 leke gjobe secili.
2. Zyrtari i KF Iliria Ismet Mavriqi per fyerje te arbitrit ne baze te nenit 24/43 te K.D.S denohet me 3 (tre) ndeshje pezullim dhe gjobitet me 50.000 leke gjobe.
3. K.F Iliria per incidentet e ndodhura gjate ndeshjes Iliria-Albpetrol dhe dhunen e ushtruar ndaj arbitrave ne baze te neneve, 24,22, 4/5 te K.D.S pezullohet fusha e lojes per 4 (kater) ndeshje dhe gjobitet me 300.000 leke
4. Futbollisti i KF Permeti Sofokli Stefani per ofendim te arbitrit ne baze te nenit 26/7 te K.D.S pezullohet 2 (dy) ndeshje dhe gjobitet me 30.000 leke gjobe.
5. K.F Delvina per aktivizim te lojtarit Selaudin Cuno i cili ka plotesuar 3 (tre) kartona te verdhe ne baze te nenit 23/2 te K.D.S e humbet ndeshjen me rezultatin 2:0 dhe gjobitet ekipi i Delvines me 200.000 leke.
6. Trainieri i ekipit "Bilisht Sport" Dion Kushe per nxjerrje jashte nga fusha per proteste nga arbitri ne baze te nenit 25/5 te K.D.S pezullohet me 1 (nje) ndeshje ne drejtimin e ekipit dhe gjobitet me 30.000 leke.
7. Reklamimi i bere nga K.F Policani nuk miratohet sepse nuk provohet reklamimi i bere ne baze te dokumentacionit te paraqitur.
8. Lojtari i ekipit U-17 te Teutes Klesid Halili per ofendim te arbitrit ne baze te nenit 26/7 te K.D.S pezullohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
9. Lojtari i K.F Lushnja Gentian Cela per kunderveprim fizik te as/arbitrit ne baze te nenit 26/2 te K.D.S pezullohet 6 (gjashte) ndeshje dhe gjobitet me 100.000 leke.
10. Komisioni i Disiplines u njoh me relacionet e ndeshjes dhe relacionet e Inspektoreve te Disiplines vendosi te therrase per tu degjuar arbitri kryesor te ndeshjes Shkelqim Guce, vezhguesin dhe delegatin e ndeshjes (Iliria-Albpetrol) me date 03.04.2008 ora 10:00.
Kunder vendimit mund te behet ankimim brenda 5 diteve ne Komisionin e Apelit.
Kryetar Anetar Sekretar

Eno Bushi Saimir Dauti Ramazan Ragami

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›