“Trojka”, fitore me vuajtje

Tre kryesuesit e Kategorisë së Parë, Bylis, Apolonia e Lushnja, bënë detyrat e shtëpisë teksa fituan me nga një gol diferencë me kundërshtarët e tyre në javën e 25-të të Kategorisë së Parë, por me "rëndë" është ajo e fierakëve, që fituan në transfertën e vështirë të Bilishtit (1-2).
Bylisi i Faruk Sejdinit ruajti kryesimin pas fitores së ngushtë me Erzenin (1-0). Golin e vetëm e shënoi me penallti Roshi në minutën e 79-të. Apolonia e Gert Haxhisë fitoi me dy gola "ndërkombëtarë": braziliani Xhunior realizoi në minutën e 30-të dhe maqedonasin Deliovski në të 51' Për vendasit shkurtoi diferencën Xhika në të 77'. Lushnja vuajti jo pak me Naftëtarin, teksa tri pikët i siguroi vetëm në minutën e 88-të me anë të Sefës.
Rezultat i pabesueshëm në fushën sportive të Tepelenës, ku vendasit humbën me rezultatin 3-6. Gjoni për Tepelenën dhe Karamani e Zeqo për Tomorin realizuan secili nga një dopietë.
Edhe Skrapari fitoi "in extremis", kur Dalipi shënoi me penallti në minutën e 94. Të tjerat: Dajti-Pogradeci 1-1, Laci-Luftëtari 2-1, Turbina-Sopoti 1-0, Gramshi-Burreli 0-1.
Java e 25-të
2 Prill 2008
BYLIS -ERZENI 1-0
Rroshi (P) 79'
DAJTI-POGRADECI 1-1
Rënxa 47'/ Pustina 72'
TURBINA-SOPOTI 1-0
Sadiku 65'
LUSHNJA-NAFTËTARI 1-0
Sefa 88'
SKRAPARI-ADA 1-0
Dalipi (P) 90+4'
BILISHTI S.-APOLONIA 1-2
Xhika 77' / Junior 30', Deliovski 51'
TEPELENA-TOMORI 3-6
Alushi 44', Gjoni 66', 70' / Karamani 33', 84',
Zeqo 48', 90', Avdo 64', Fani 73'
LACI-LUFTËTARI 2-1
Shazivari 33', Mustafaraj 39' / Lamnica 77'
GRAMSHI-BURRELI 0-1
Gjokeja 20'
RENDITJA
1 Bylis 55
2 Apolonia 54
3 Lushnja 53
4 Burreli 49
5 Laci 46
6 Ada 43
7 Skrapari 36
8 Bilisht 34
9 Pogradeci 34
10 Turbina 34
11 Luftëtari 33
12 Dajti 32
13 Sopoti 27
14 Naftëtari 27
15 Erzeni 24
16 Tomori 23
17 Gramshi 23
18 Tepelena 10