E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqit nuk pyesin për Abramoviçin

Fenerbahce i kishte fituar katër takimet e zhvilluara në shtëpi gjatë këtij sezoni të Ligës së Kampioneve, dhe nuk mund të ndodhte ndryshe edhe kundër Celsit të miliarderit Abramovic. Skuadra e Zikos përmbysi disavantazhin 0-1 në 2-1, në një takim shumë emocionues ku të tre golat mbajnë firmën e lojtarëve vendas. Fenerbahce bëri një hap drejt gjysmëfinaleve, teksa Celsit i duhet të fitojë patjetër me skuadrën e vetme turke në takimin e kthimit. Ekipi anglez kaloi shumë shpejt në avantazh, kur Deivid i Fenerbahces realizoi një autogol. Florent Maluda krosoi në vijën fundore nga e majta e sulmit londinez, por fatkeqësisht këmba e Deividit e devijoi topin në rrjetë, duke i hequr cdo mundësi portierit Volkan Demirel. Skuadra e Avram Grant e dominoi thuajse gjithë ndeshjen, kur për të përmenudr është traversa e goditur nga mesfushori ganez i Celsit, Mikael Esien në të 18'. Në të 30' sulmuesi kryesor i Celsit, Didier Drogba gjuajti shumë rreptë, por Demirel me vështirësi e devijoi në goditje këndi. Edhe në minutën e 44-t, Drogba ishte shumë pranë golit, por në momentin e fundit vendosi aftësia dhe shpejtësia e Demirelit. Bollëku i rasteve të "bluve" ishte i panumërt. Aleks De Soza rrezikoi në minutën e 52-të për Fenerbahceen. Mehmet Aurelio i dhuroi në top të artë për Kazi, i cili iu vodh mbrojtes së Celsit, duke realizuar një supergol në minutën e 66-të. Deivid realizoi një supergol me një gjuajtje nga 35 metra në minutën e 82-të, duke mposhtur portierin Kudicini. Ky ishte dhe goli i pestë në tetë takime për Deivid.
PAQE NË LONDËR
Arsenali dhe Liverpuli, dy finalistet e humbura në dy sezonet e fundit të Ligës së Kampioneve (2006, 2007), respektivisht kundër Barcelonës dhe Milanit, prodhuan spektakël në "Emirates Stadium" në ndeshjen e parë të cerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, pavarësisht se e mbullën në barazim 1-1 sfidën. Për "Topcinjtë" realizoi golashënuesi më i mirë i Arsenalit, Emanuel Adebajor në minutën e 23-të. Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persi ekzekutoi një goditje kendi të shkurtër, për të krosuar më pas për Adebajorin e pamarkuar, i cili goditi fuqishëm me kokë për të mposhtur portierin e Liverpulit, Reina. Avantazhi zgjati vetëm tre minuta. Sulmuesi i Liverpulit, holandezi Dirk Kajt vendosi ekulibrat me golin e tij të minutës së 26-të. Kapiteni i të "kuqve", Stiven Xherard mashtroi brenda zonës dy mbrojtës të Arsenalit duke i dhënë një kros të ulët Dirk Kajt, i cili realizoi pa vështirësi. Pjesa e mbetur e pjesës së parë ishte një dialog i gjatë midis lojtarëve të dy ekipeve, ku spikati gjuajtje e Adebajor në minutën e 43-të.

KUPA UEFA
3 prill 2008
B.Leverkuzen-Zenit
Rangers-Sporting
Bajern-Getafe
Fiorentina-PSV
* Ndeshjet e kthimit luhen më 10 prill 2008
Golashënuesit
7 Luka Toni (Bajern)
7 Pavel Pogrebnyak (Zenit)
6 Stefan Kiesling (Leverkuzen)
6 Henrik Larson (Helsingborg)
6 Razak Omotoyosi (Helsingborg)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›