E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqipërisë, Sot shorti i gjysmëfialeve

Sot në Federatën Shqiptare të Futbollit do të hidhet edhe shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Katër skuadrat e kualifikuara janë Vllaznia, Tirana, Elbasani dhe Dinamo, të cilat së bashku kanë fituar 31 nga 55 edicionet e përfunduara deri tani. Kupa është mundësia e dytë e madhe për të marrë pjesë në kompeticionet europiane (KUPA UEFA). Tirana, kampionia në fuqi, por e dalë jashtë loje në kampionat, e ka objektiv kryesor fitimin e saj për herë të 14-të. Edhe Dinamo, kryesuese me meritë pas 25 javëve kampionat, kërkon ta fitojë atë, por për herë të 14-të. Vllaznia e ka fituar 5 herë Kupën e Shqipërisë, ndërsa Elbasani, 2 herë. Rekordin e fitimit të Kupës së Shqipërisë e mban Partizani me 15 trofe. Fituesja e fundit e Kupës së Shqipërisë është Besa, e cila mundi në finale Teutën me rezultatin 3-2, një ndeshje që pati shumë dyshime në lidhje me përfundimin e saj.
Gjysmëfinalistet
TIRANA- 55 pjesëmarrje, 44 herë në cerekfinale, 29 herë në gjysmëfinale, 19 herë në finale, 13 herë fituese.
DINAMO -51 pjesëmarrje, 41 herë në cerekfinale, 30 herë në gjysmëfinale, 18 herë në finale, 13 herë fituese
VLLAZNIA- 52 pjesëmarrje, 43 herë në cerekfinale, 26 herë në gjysmëfinale, 9 herë në finale, 5 herë fituese.
ELBASANI- 52 pjesëmarrje, 30 herë në cerekfinale, 9 herë në gjysmëfinale, 3 herë në finale, 2 herë fitues.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›