E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia-Dinamo dhe Elbasani-Tirana

Vllaznia-Dinamo dhe Elbasani-Tirana. Këto janë dy ciftet e gjysmëfinaleve të edicionit të 56-të të Kupës së Shqipërisë.
Formacioni shkodran i drejtuar nga malaziasi Dervish Haxiosmanovic do të presë, më 9 prill në "Loro Borici", Dinamon kryesuese të kampionatit. Vllaznia, 26 herë pjesëmarrëse në gjysmëfinalet e Kupës dhe 5 herë fituese e saj, synon të arrijë për herë të 10-të finale. Dinamo, e sigurt për një vend në Kupat e Europës, synon nga ana e saj të bëj "bis" trofesh. Skuadra e Ilir Dajës e ka fituar 13 herë kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në vend.
Elbasani, 2 herë fitues i Kupës, do të përballet me Tiranën në ndeshjen e parë që do të zhvillohet në "Ruzhdi Bizhuta". Bardheblutë, pas një sezoni të varfër në kampionat, Kupën e kanë objektivin e madh sezonal. Tirana, që e ka fituar për herë të fundit Kupën në vitin 2006, synon pjesëmarrjen për herë të 20-të në finale. Rekordmeni aktual i Kupës së Shqipërisë është Partizani me 15 trofe.
* * *
CIFTET GJYSMËFINALISTE
VLLAZNIA-DINAMO
ELBASANI-TIRANA
Ndeshjet e para luhen, më 9 prill, ato të kthimit, më 23 prill
* * *
STATISTIKA
VLLAZNIA-DINAMO
VLLAZNIA- 52 pjesëmarrje, 43 herë në cerekfinale, 26 herë në gjysmëfinale, 9 herë në finale, 5 herë fituese.
DINAMO -51 pjesëmarrje, 41 herë në cerekfinale, 30 herë në gjysmëfinale, 18 herë në finale, 13 herë fituese
ELBSANI-TIRANA
ELBASANI- 52 pjesëmarrje, 30 herë në cerekfinale, 9 herë në gjysmëfinale, 3 herë në finale, 2 herë fitues.
TIRANA- 55 pjesëmarrje, 44 herë në cerekfinale, 29 herë në gjysmëfinale, 19 herë në finale, 13 herë fituese.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›