E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitimi i Bankave ne 3 muaj 668 milione leke

Viti 2011 ka njohur një rënie të fitimit të bankave. Banka e Shqipërisë, në raportin Statistikor të muajit maj, që është dhe publikimi më i fundit bën me dije se në total norma e fitimit për tremujorin e parë të këtij viti është më e ulët se tremujoret e viteve të shkuara.

Kështu, pas pagesës së taksave fitimi bankave nga janari deri në fund të marsit ishte 668 milion lekë. Kjo shumë është më e ulët krahasuar me tremujorët e tjerë të viteve të shkuara.

Gjatë vitit 2010, në total fitimi i sektorit bankar ishte 6 miliardë e 715 milion lekë, ose rreth 10 herë më shumë se ai i arritur në tremujorin e parë të këtij viti. Fitimi neto i bankave ka njohur ulje gjatë katër viteve të fundit.

Në fund të vitit 2008, pas pagesës së taksave të ardhurat neto ishin 7 miliard e 355 milion lekë.

Një vit më vonë 3 miliard e 544 milionë, ndërsa në vitin 2010 u regjistrua rritje duke arritur ne 6.7 miliard lekë. Kriza ekonomike dhe efektet direkte si rritja e shpenzimeve të bankave dhe kredive të këqia kanë ndikuar mnë këtë drejtim.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›