E Diel, 1 Nëntor 2026

-Fjala e Kryeministrit dhe Kryetar i PSSH, Fatos Nano ne aktivin e FRESSH - Kryeministri Fatos Nano ka vizituar sot qytetin e Lushnjes. Takimin e pare, zoti Nano e ka zhvilluar me te rinjte eurosoc

-Fjala e Kryeministrit dhe Kryetar i PSSH, Fatos Nano ne aktivin e FRESSH -

Kryeministri Fatos Nano ka vizituar sot qytetin e Lushnjes. Takimin e pare, zoti Nano e ka zhvilluar me te rinjte eurosocialiste te ketij qyteti, gjate se ciles mbajti kete fjale:

"Të dashur motra e vëllezër eurosocialistë,
Të nderuar miq dhe të ftuar,

Jam gjithmonë në mjedisin tim midis eurosocialistëve si bashkemoshatar për të perballuar sfidat e integrimit evropian te Shqiperise. E kam perseritur çdo here qe takohem me ju shprehjen bashkemoshatare, dhe kam qene shume arsye per kete gje. E kam perseritur dhe po vazhdoj të komunikoj me ju me kete koncept, sepse qellimet dhe programet e reformave te qeverise dhe te levizjes sone per progresis, pavaresisht viteve kur ka filluar dhe eksperiencave qe na bashkojne qysh kur jemi ne pushtet, perhere do te kene moshen tuaj, sepse reformat qe ne po permbushim ne Shqiperi si pjese e zhvillimit te qendrueshem dhe europeist nuk mund te kene veçse moshen tuaj. Rrofte rinia! E re mbette Shqiperia dhe Partia Socialiste!

Ka shume arsye per te cilat ne duhet te krenohemi me ju dhe duhet te pranojme nxitjen deh kontributin tuaj. Mbi te gjitha une ndihem krenar per kete brez te ri qe po rritet dhe po perfaqesohet denjesisht me ju, me kurajon, vullnetin dhe energjite, me te cilat ushtroni protagonizmin e rinise ne politike, aq te nevojshem per te pershpejtuar transformimin e atdheut tone te perbashket ne standartet e botes moderne.

Para shtate vjetesh shumica e shqiptareve mendonin se Shqiperia e shkaterruar nga Sali Berisha dhe banda e tij nuk do te mund te rimekembej as per 100 vjet ne nje shtet modern. Pas shtate vjetesh NATO dhe Bashkimi Evropian nuk jane me nje enderr, por realitete te nje bashkepunimi partnerial me Shqiperine, e cila po integrohet, pavaresisht grupmoshave, gjinise, bindjeve politike apo perkatesive fetare e krahinore ne proceset e realiteteve euroatlantike.ajo qe eshte e sigurte eshte se ju brezi i ri do te jeni qytetaret e pare europiane te Shqiperise. Prandaj investimi me i madh i qeverise suaj, i buxhetit shteteror, i programevedhe reformave te bashkepunimit me boten moderne shkon per ju dhe veçanerisht per arsimimin dhe forcimin e aftesive tuaja konkuruese ne te gjitha fushat e jetes por veçanerisht edhe ne politike. Ne i kthyem femijet dhe rinine ne shkolla e auditore per ti paisur me dijet te standarteve bashkekohore, per tju mundesuar juve te gjitheve te ndiheni te barabarte me versniket tuaj te Evropes perendimore. Keshtu zhvillohet levizja jone: ne ndjeherpi partnere dhe bashkemoshatare me ju, ju ndjeheni partnere me bashkemoshataret tuaj europiane, me te cilet ndani te njejtat endrra, te njejten muzike dhe te njejtin koncept perjeten dhe te ardhmen tuaj europiane.

Me lejoni tju raportoj si Kryeminister se bashke angazhimeve dhe perkushtimit te qeverise sot ne Shqiperi numerohen: 75 mije femije ne sistemin parashkollor,
rreth 500 mije femije ne shkollat 8 vjecare, 134 mije te rinj ne shkollat e mesme,
53 mije studente ne Shqiperi dhe 6500 studente qe studiojne ne Universitetet me te mira te bates moderne. Ne vitin 98 kishim gjithsej vetem 37 mije studente.
Qe te kuptoni prioritetet dhe angazhimet e vecante te Qeverise dhe te maxhorances qe une drejtoj per rinine dhe sistemin arsimor, dua te theksoj se sivjet, per vitin arsimor 2003 - 2004, 71% e nxenesve qe kane mbaruar 8-vjecaren, jane ulur ne bangat e shkolles se mesme. Gjate regjimit neokomunist te Berishes kjo shifer zbriti ne 55%. Gjithashtu une ndihem krenar per brezin e ri te Shqiperise pasi ne vitin akademik 2003 - 2004 jane regjistruar ne shkollat e larta 74% e nxenesve qe mbaruar arsimin e mesem nga 46% qe ishte kjo shifer ne 2000 - 2001 kur Qeveria drejtohej nga nje ish-Kryetar i FRESSH.

Pavaresisht problemeve qe ne se bashku evidentojme dhe kurojme lidhur me arsimin ne Shqiperi, arritjet jane shume te dukshme dhe brezi i ri ka braktisur rruget dhe trotuaret ku e detyroi te vertitet regjimi i Berishes dhe i jeni kthyer si asnjehere dijes dhe formimit profesional. Prandaj une jam plot shprese dhe bindje se stafeta e brezave do te kaloje ne duar te sigurta, te afta dhe te kualifikuara per ti dhene vendit ate qe meriton: integrimin e plote ne familjen euroatlantike.

Dua t'ju siguroj gjithashtu se une i mora shenim te gjitha verejtjet dhe shqetesimet tuaja dhe ju garantoj se do ti trajtoj ne menyre te posaçme dhe ligjore drejpersedrejti nga zyra ime. Ne fituam zgjedhjet e 2001 dhe do te fitojme dhe zgjedhjet e 2005. Ne zonen e Dushkut per meriten e Partise Demokratike qe shtyu zgjedhjet ne fituam 13 deputete. Por ne nuk mund te lejojme qe per shkak te dushkareve Lushnja te ndahet ne 13 copa.

Nderkaq me lejoni tju bej edhe nje verejtje edhe per ju. Jam informuar se kalueshmeria e simestrit te pare per shkollat e mesme te pergjithshme ne nivel kombetar ishte vetem 52%!! Mos u infektoni nga klasa politike apo ajo pjese e administrates qe punen e koncepton me fushata dhe komanda dhe jo si nje detyrim sistematik qe lidhet me jeten dhe karrieren e vet. Si bashkemoshatar, si prind dhe si Kryeminister, por edhe si mesues, une jam shume i shqetesuar nga kjo keto nivele te nxenies. Besoj se kjo ju shqeteson seriozisht edhe juve. Ne menyre te vecante tregues te tille duhen t'i analizoni dhe t'i permiresoni, sepse nevojitet angazhimi i rinise ne proceset e integrimit europian, nevojitet intergrimi juaj me dinjitet ne shoqeri dhe politike, dhe jo vetem ne tregun e punes, nevojitet partneriteti juaj qe shoqeron Shqiperine ne rrugen e afrimit dhe integrimit me boten modeme.

Nuk diskutohet nese Shqiperia do te integrohet ne realitetet moderne me nxenes te mire apo edhe me nxenes te keqinj, por diskutohet per ritmet e integrimit deh te reformave, qe rriten kur nxenesit dhe studentet jane te niveleve konkuruese europiane. Ne kete funksion me lejoni tju kerkoj juve, ajkes se rinise shqiptare qe organizohet ne forumin e rinise eurosocialiste te Shqiperise qe te merreni me shume me sfidat e brezit tuaj per te sjelle sa me shume bashkemoshatare ne standartet qe kerkon perballimi i sfidave kombetare te integrimit europian.

Dhe meqe jemi tek integrimi dua t'ju ftoj, duke ndare me ju nje shqetesim te krijuar ne lidhje me te, per te programuar sebashku aksione dhe zgjidhje te perbashketa per te gjitha çeshtjet qe na shqetesojne. Ne qarqe te caktuara politike dhe te interesura per pushtete te pamerituar po tentohet te krijohet pershtypja se çelesin e deres se Brukselit e paska vetem Fatos Nano. Si Kryeminister qe jam, padyshim kam detyra dhe pergjegjesi te veçanta te dores se pare qe mi ngarkon ligji dhe pergjegjesia poltike qe me keni dhene per te udhehequr maxhorancen socialiste dhe progresiste, por nuk kam asnje çeles apo fuqi magjike, nese integrimin nuk e kuptojme dhe perballojme si sfide kombetare, ku çdo individ, grup moshor apo social, i angazhuar apo i paangazhuar ne politike, nga qyteti apo nga fshati, burra e gra, nuk do te kuptoje dhe permbushe rolin dhe kontributin e vet ne kete proces te gjithanshem.

Integrimi evropian do te vonohet per sa kohe shteti i te drejtes nuk funksionon si nje realitet i vetdijes qytetare te te gjitheve; e thene me troç sa kohe shtetasit shqiptare zaptojne pronat e te tjereve apo ndertojne pa asnje leje dhe kritere duke detyruar qeverine te paguaje vazhdimisht police, prokurore e gjykates per te kthyer normalitetin, ne vend qe fonde te tilla te shpenzohen per me shume shkolla, per mesues me te paguar dhe me te kualifikuar, per me shume rruge, uje e drita etj integrimi europian do te vonohet. Kur keto energji dhe vIera harxhohen pa asnje te ardhme dhe nuk behen pjese reale e nxitjes se zhvillimit tone kombetar, integrimi do te pengohet.

lntegrimi evropian do te vonoje nese do vazhdojme te mos mbajme paster ambientet e jeteses apo sipermarrjes publike a private, duke i lene shpesh here plehrat ne deren e komshiut apo duke pritur qe kete pune ta beje me pare - dhe jane perseri pare nga tonat, te cilat, per hir te se vertetes, jo perhere i paguajme ne rregullgjithashtu, - bashkia apo komuniteti nga kontributet e taksapaguesve, ndersa komuniteti shnderrohet ne demtues apo sehirxhinj.

lntegrimi evropian do te vonoje nese nuk kerkojme dhe zbatojme ne çdo moment ligjet deh autoritetin e tij; nese do vazhdojme te vjedhim energjine elektrike apo te mos paguajme ujin e pijshem dhe detyrimet e tjera te parashikuara me ligj per te respektuar te drejtat e fqinjit.

lntegrimi evropian do te vonoje per sa kohe te gjithe blejme mallra pa fatura duke u dhene mundesi tregetareve te abuzojne jo me shtetin, por me kontributet tuaj per nje jete me te mire nepermjet investimeve publike.

Integrimi evropian do te vonoje per sa kohe hajduti bertet "kapeni hajdutin" dhe nje pjese e shoqerise shqiptare e shnderron veten nga faktore kontrolli dhe zhvillimi ne spektatore dhe lejon apo mbeshtet abuzuesit e pacipe.

I thashe te gjitha keto ne nje kendveshtrim te thjeshte, sepse ju, perfaqesuesit e brezit te spikatur dhe me te ri, ju qe aspironi ndergjegje qytetare dhe atdhetare, jeni partner te mite dhe te te gjithe levizjes per progres. Kam bindjen se se bashku, te organizuar dhe te koordinuar do te dijme ti themi MJAFT mjaft problemeve dhe shqetesimeve qe zgjidhen me thjesht e me shpejt me aksion te vetdijes qytetare dhe jo me shetitje bulevardeske apo me dekrete qe sillen nga zyra ne zyre.

E pranova me deshire ftesen e Kryetarit tuaj Koja per te qene sot midis jush jo thjeshte per tju takuar, por per tju bere me dije se ne kuader te Kuvendimit te Madh, qe perfshin dhe konferencat zgjedhore te PS ne te gjithe vendin, te cilat do te intensifikohen ne muajt ne vijim me te gjithe shoqerine shqiptare, ju jeni protagoniste dhe partnere aktivete garantuar. Ne e presim lidershipin tuaj!

Endrra juaj nuk mund te behet realitet pa kontributin tuaj te drejtperdrejte. Kuvendimi i Madh, ky aksion politik i papare ne Shqiperi do te jete jo vetem per ju, por edhe per te gjithe socialiste, nje shkolle se si politika behet per njerezit dhe prane njerezve, por dhe nje diplome per nje karriere te ndershme dhe te merituar ne parti, ne institucionet perfaqesuese dhe ne administraten publike. Ne pra, ju garantoj se kemi nevoje me shume se kurre per njeri-tjetrin, per harmonine dhe bashkepunimin plotesues te brezave, per te kombinuar pervojen me energjite, projektet me enderrat, te kaluaren me te ardhmen.

Rrofte rinia eurosocialiste!
Rrofte rinia e Shqiperise!"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›