'> Franca llogari për dështimin ne botëror
Trajneri i Francës në largim, Raymond Domenech dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Zhan Pier Eskaletes, edhe ai ne qendër te kritikave, u paraqitën para një komisioni parlamentar për te shpjeguar dështimin e madh në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut. Planifikohej që seanca dëgjimore te ishte publike, por ajo u zhvillua me dyer të mbyllura, pas kërkesës se Federatës franceze te futbollit. Lojtaret por edhe trajneri Domenek u vunë ne qendër te kritikave nga media dhe opinioni publik pas eliminimit te skuadrës qe ne fazën e grupeve. Franca nuk arriti asnjë fitore, ndërsa u mund ne ndeshjen e fundit nga Afrika e Jugut, duke u larguar me turp nga Botërori. Por nisma e fundit për një llogaridhënie parlamentare ka shqetësuar kreun e FIFA-s Blater, i cili ka tërhequr vërejtjen se federata franceze e futbollit mund te pezullohet ne rast se politikanet franceze vazhdojnë te ndërhyjnë ne punët e saj.