'> Medi Bici akuza Gjykatës se Larte
Pas miratimit te ndryshimeve ne rregulloren e Kuvendit vetëm me votat e mazhorances, parlamenti nisi me shqyrtimin e 3 dekreteve te kreut te shtetit, sipas modelit amerikan me pyetje - përgjigje për kandidatet. Seanca qe nisi me kandidatin Medi Bici, u shoqërua me tension qe ne hyrje, pas kërkesës se opozitës për t'u njohur me autorësinë e pyetjeve me shkrim qe kishin bere demokratet. I përzgjedhuri i presidentit për Gjykatën e Larte, ka një karriere 17 vjeçare si gjyqtar. Ai deklaroi si pasuri një shtëpi ne proces legalizimi dhe një llogari te vogël bankare. Bici ka qene kritik me standardin e ofruar nga gjykata ku synon te ngjitet për here te dyte, pas rrëzimit njëherë prej parlamentit 2 vjet me pare. Te hënën dhe te martën e ardhshme, përballe komisionit te ligjeve do te jene kandidatet Sokol Çomo dhe Vexhi Mucmata. Me pas ato do te votohen hapur nga parlamenti.