E Hënë, 2 Nëntor 2026

'> Ndotja e naftës, ShBA pranon ndihmën

Kur kanë kaluar me shume se dy muaj nga incidenti në pusin e naftës Deepwater Horizon të 'BP' në Luiziana, që shkaktoi katastrofën më të madhe ekologjike në historinë e ShBA-ve, Uashingtoni dorëzohet, duke hapur dyert për ndihmën e 12 partnerëve ndërkombëtarë. Lajmin e bën të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, që shton se nuk janë caktuar ende modalitetet e kësaj ndihme, ndërsa vendet që do marrin pjesë në pastrimin e detit, nuk janë publikuar. DASH thekson gjithashtu se do pranohen 22 ofertat nga 12 vende dhe organizata ndërkombëtare. Numri total i shteteve që u kishin ofruar ndihmë ShBA-ve ishte 27. Pas hapjes së portës së ndihmave, pritet që të nisë një operacion i gjerë në terren për të pastruar sa më parë Gjirin e Meksikës. Megjithatë, ky operacion pritet te frenohet ne ditët e ardhshme, për shkak te kalimit ne zone te uraganit Aleks. Ajo qe ishte parashikuar thjesht si stuhi tropikale, tashme është shndërruar ne uraganin e pare te sezonit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›