'> Botërori hyn ne fazën e nxehte
Pas kualifikimit te Spanjës dhe Paraguait, si dy skuadrat e fundit qe prenë një bilete mes tete me te mirave te Botërorit, kompeticioni, pas dy ditëve pushim, hyn ne fazën e tij me te nxehte. Ndeshjet çerekfinale, qe fillojnë ne 2 korrik, me supersfidën Brazil-Holande, pritet te dhurojnë një spektakël te vërtetë për te gjithë tifozët. Ne te njëjtën dite, Uruguai i surprizave do te përballet me skuadrën e vetme afrikane te mbetur ne loje, Ganën. Një dite me pas, një tjetër sfide gjigantesh, ajo mes Argjentinës e Gjermanisë, ndërsa Spanja, ne letër ka një rival me te lehte, Paraguain, qe vjen ne këtë sfide edhe disi i lodhur pas kualifikimit me penallti me Japoninë. E ndërsa gjithçka është gati për çerekfinalet, vëmendja kryesore është përqendruar te arbitrat dhe gabimet e tyre, ne disa raste vendimtare ne përcaktimin e rezultateve. Gjykimi i dobët ka vijuar edhe mbrëmjen e se martës, ku një gol i dyshimte për pozicion jashtë loje i ka dhëne Spanjës fitoren dhe kualifikimin ndaj Portugalisë. Vete kreu i FIFA-s Blater ka pranuar gabimet e gjyqtareve dhe i ka kërkuar falje publike Anglisë dhe Meksikës qe u eliminuan edhe për shkak te arbitrimit te dobët.