'> Vijojnë deklaratat Rusi-SHBA për spiunet
Uashingtoni ka deklaruar se arrestimet e fundit te dhjete personave te akuzuar për spiunazh nuk do te dëmtojnë marrëdhëniet mes ShBA-ve dhe Rusisë. Zëdhënësi i shtëpisë se bardhe Robert Gibs shfaqi shpresën se skandali nuk do te ndikoje ne klimën e re te marrëdhënieve mes palëve. Ai gjithashtu verifikoi raportet se presidenti Barack Obama ishte ne dijeni te ngjarjes përpara se te takohej me homologun e tij rus Medvedev javën e shkuar. Deklaratat diplomatike pasojnë arrestimin e 10 personave ne Amerikë dhe një tjetri ne Qipro me akuzën e spiunazhit dhe pastrimit te parave. Por kryeministri rus Putin i kritikoi arrestimet gjate një takimi me ish-presidenti amerikan Bill Clinton. Ai megjithatë shfaqi shpresën se ato nuk do te ndikojnë ne përkeqësimin e marrëdhënieve. Paralelisht me deklaratat diplomatike, mediet po hedhin drite edhe për personat e akuzuar për spiunazh. Sipas tyre, agjentët janë vendosur me urdhër të Moskës në Shtetet e Bashkuara duke përdorur identitet të rremë. Midis të arrestuarve është edhe një bukuroshe, e cila quhet Anna Chapman, një 28-vjeçare e divorcuar me një diplomë në ekonomi dhe pronare e një agjencie imobiliare On-Line. sipas medieve britanike, historia e saj e spiunazhit nuk është e re, pasi Ana ka shërbyer me pare si spiune edhe për llogari te agjencisë britanike te kundër zbulimit.