'> Proteste ne Ardenice kundër arrestimit te 18-vjeçarit
Katër dite pas përdhunimit te 9-vjeçares ne Kolonje te Lushnjes, adoleshenti Fatbardh Hoxha nga Ardenica akuzohet edhe nga prokuroria, si autor i ngjarjes. Mbi 18-vjeçarin rendon akuza e "kryerjes se marrëdhënieve seksuale me dhune me te mitura". Por ndërkohë, familjare te tij, si dhe banore te fshatit, vazhdojnë te këmbëngulin se ditën e ngjarjes i riu ndodhej ne shtëpi. Ata dolën ne proteste para komunës, me pretendimin se autori i vërtetë është i lire dhe se arrestimi i Hoxhës është i pabazuar ne fakte. Për te qetësuar situatën ka ndërhyrë kryetari i komunës, Jakup Beqiri, i cili u ka kërkuar banoreve te mos ndikojnë ne punën e organeve te drejtësisë me protesta te tilla. E mitura, nga fshati Kolonje, u përdhunua ne fundjave, ndërsa kishte dale vetëm për te blere një buke ne fshat.