E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Qeveria rrit vetëm pensionet

Megjithë optimizmin disamujor te kryeministrit Berisha për situatën ekonomike dhe premtimin për rritjen me te madhe te pagave e pensioneve ne datën 1 korrik, qeveria vendosi te rrisë vetëm pensionet. Shefi i qeverise tha se për pagat do te hartohet vendimi javën qe vjen, për disa arsye sipas tij procedurale, por pa sqaruar kohen kur buxhetoret do te marrin shtesat e premtuara. Pensionet e larta do te rriten vetëm 4 për qind, ato te fshatit 10 për qind, ndërsa ne qytet rritja arrin ne 6 për qind. Kryeministri pranoi se do te ketë një shkurtim te shpenzimeve ne masën 25 për qind, duke prekur te gjitha fushat. Ndërsa dy dite me pare mori borxh 25 milionë euro nga bankat e nivelit te dyte me interes 6.2 për qind, Berisha e justifikoi dështimin me eurobondin për shkak te asaj qe e quajti situate e vështirë financiare ne tregjet evropiane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›