E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Gana ne çerekfinale

Gana është skuadra e dyte pas Uruguait qe kualifikohet ne çerekfinalet e kampionatit botëror. Afrikanet munden Shtetet e Bashkuara te Amerikës, 2-1, ku heroi i takimit ishte Gian, i cili i dhuroi kualifikimin skuadrës se tij ne minutën e 3-te te kohës shtese. Ne Rustenburg, e para qe kaloi ne avantazh ishte Gana, kur qe ne minutën e 5-te Boateng kaloi skuadrën e tij ne avantazh. Barazimi erdhi shume shpejt, kur Donovan ktheu ne gol ne minutën e 17-te një penallti te marre nga Dempsi, pas faullit te Mensah. 90 minutat e kohës se rregullt u mbyllen ne barazim, ndërsa ne shtese Gian ne minutën e 93-te zgjidhi gjithçka ne favor te afrikaneve. Takimi çerekfinal mes Uruguait dhe Ganës do te luhet ne orën 20:30 ne 2 korrik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›