'> Gjermani-Angli, "finalja e parakohshme"
Do te luhet sot ne orën 16:00 ne Blumfontein e ashtuquajtura finalja e parakohshme, Gjermani-Angli, e vlefshme për 1/8 e kampionatit botëror. Kapelo dhe skuadra e tij kërkojnë sot te thyejnë tabunë gjermane, apo te fshijnë frazën e famshme te Geri Lineker: "Futbolli është një loje e thjeshte, ku 22 lojtare luajnë për 90 minuta, por ne fund fitojnë gjithmonë gjermanet". Takimi i Blumfontein është i pesti ne përballjen mes dy skuadrave ne botëror. Bilanci është i barabarte, nga një fitore secila dhe dy barazime, ndërsa ne takimet miqësore, Anglia është ne avantazh te lehte, me dy fitore me shume. Por numrat nuk thonë gjithçka. Kane qene pikërisht gjermanet te cilët shuan shpresat e Pol Gaskonj dhe shokëve te tij, ne gjysmëfinalen e "Itali 90" dhe "Euro 96" nga pika e bardhe e penalltive, te cilat janë dhe tabuja e vërtetë e anglezeve. I vetmi dyshim për Fabio Kapelon është se cili futbollist mes Apson Karager dhe King do te jete ne krah te Xhon Terri, ne qendër te mbrojtjes. Ndërkohë, Joakim Lev nuk është paraqitur ne konferencën për shtyp, duke deleguar trajnerin e portierëve ne shenje proteste ndaj "FIFA-s" e cila nuk i ka lejuar te stërviten dje ne fushën e stadiumit ku do te luhet takimi. Për Gjermaninë nuk do te luaje Kakau, ndërsa shpresohet deri ne momentet e fundit te rikuperimi i Shvainshtaiger. Ne orën 20:30, ne Johanesburg. Do te luhet takimi mes Argjentinës dhe Meksikës.